Nga Ylli Manjani
Në qoftë e vërtetë se Altin Dumani ka thënë se “po mbikqyrim kritikët publikë të tij dhe të SPAK”, atëhere jemi përpara në situate dhune skandaloze të lirive dhe të drejtave kushtetuese. Kështu të paktën raportojnë disa media online.
Në fakt, SPAK i drejtuar nga zoti Dumani ka ndërhyrë më shumë sesa herë të tjera ndaj medias. Ju kujtij rastet: LAPSi.AL, Elton Qyno dhe Artan Hoxha.
SPAK nuk ka asnjë mandat të mbikqyrë ata që kritikojnë!!! Aq më pak të nisë proçedime të stisura e të motivuara nga inati për kritikën.
Gjithnjë, nëse kjo është e vërtetë, situata është alarmante!!!
Ky është është fundi i sistemit demokratik të drejtësisë dhe, shndërrim i saj në polici sekrete, e cila përdor ligjin dhe ndjekjen penale kundër kujtdo që rrefuzon të gëlltisë propagandë dhe të pranojë si normalitet hetimin e gjykimin penal për arsye (mos)bindje.
Ky nuk është më dështim, por shkatërrim total i drejtësisë, i cdo principi të shtetit demokratik.
Tani, pavarësisht se çmund të ketë thënë zoti Dumani për kritikët në atë takim të mbyllur, fakt është se:
1.SPAK rregjistron procedime penale pa fakte e ngjarje penale të konstatuara;
2. mbledh të dhëna për persona, pa i marrë persona nën hetim;
3. kriminalizon njerëz me narrativa publike të stisura e të shpifura;
4. bën transparencë me takime të mbyllura;
5. fjalën/përgjimin/deklaratën publike e quan provë;
6. shet në publik arrestime për të nxitur talebaniznim social.
Këto fakte dalin nga sjellja zyrtare e SPAk dhe nuk janë pjellë e kritikëve.
Aq të vërteta janë këto fakte sa edhe gjykata e Strasburg ka përdorur proçedurë emergjence, e cila përdoret shumë rrallë për shtete autoritare, për të ndaluar sulmin brutal ndaj serverave të LAPSI.AL. Në çështjen Thoma Gëllçi kundër Shqipërisë, u godit në themel sjellja e harbute e SPAK, kundër proçesit të rregullt ligjor.
Hapini sytë o njerëz se faktet ulërasin! Dhe këto fakte nuk po i stis kritika.
Nëse këto devijime të rënda nga roli kushtetues e ligjor i SPAK shiten si normalitet, personalisht rrefuzoj ta pranoj!
Kam qenë, jam dhe do jem rrefuzues për këto gjëra sa të kem frymë e zë.
Dhe nuk ngushëllohem aspak me faktin se ata që sjanë dakord me mua më japin të drejtë me vonesë…
Jam në krah të çdo kritike që sjell në vemendjen publike një realitet që fshihet pas ndezjes së qëllimshme të turmave, kundër lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.




















