Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Elhan Kastrati dhe bashkëshortja e tij Laura Camplone, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka zbuluar lajmin përmes disa fotove të postuara në Instagram ku prezantojnë vajzën e tyre të cilën e kanë quajtur Isabel.
“Isabel, do të të duam si në përralla, përgjithmonë”, shkruajnë ata në dedikim. Laura e zbuloi shtatzëninë në korrik të këtij viti duke postuar një set fotografik nga shtatzënia, ku nuk mungoi edhe futbollisti.
Këtë sezon Kastrati luan me Eintracht Braunschweig në Bundesliga 2 të Gjermanisë, duke lënë pas një kohe të gjatë Italinë. 28-vjeçari ka luajtur dy ndeshje për Kombëtaren, teksa shumë herë ka qenë në grumbullim.




















