Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor në Elbasan, ku diskutoi mbi prioritetet dhe mbështetjen financiare të parashikuar në Buxhetin e vitit 2026.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se i ka kërkuar Andis Sallës të lërë zyrën e kryebashkiakut për t’u bërë ministër, dhe jo që të rrijë në zyrë, por të vijë te fermerët për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

“I kam kërkuar ministrit të Bujqësisë, ta lërë zyrën e kryebashkiakut, por mos të rrijë në zyrën e ministrit, të rrijë aty ku jeni ju. Të dëgjojë sa më shumë nga ju, t’ju mbështesë për të krijuar shembullin që të tjerët ta ndjekin. Shumë respekt për ata që vijnë nga fusah dhe iu uroj nga zemra, të kenë mbyllje sa më të begatë të vitit dhe vit më të begatë”, theksoi ai.