Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në takimin për prioritetet e mjedisit, biodiversitetit dhe pyjeve, të cilat duhet të hyjnë në një fazë të re përmes modelit unik të administrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se do të ketë monitorim me dronë të pyjeve në vend.
Rama deklaroi se duhet të shtohet sipërfaqja e pyllëzuar, teksa shtoi se do të ketë fuqizim me teknologji në prodhimin e fidanëve.

“Jemi në një sfidë të madhe, gjatë sezonit të verës, kur temperaturat rriten shumë, problemi i madh i zjarreve, Nevoja që të ndërhyjmë me më shumë kurajo në aspektin e reformës dhe vëmendjes sa i përket pyjeev, është çdo vit e më e madhe. Nevoja për të rritur kapacitetet tona për pyllëzim, është më e madhe. Askush nuk i ka gjetur ilaç zjarreve, që kur vijnë, bëjnë dëme kolosale. Por nuk mund të përsërisim të njëjtën gjë, kur nevojitet të bëjmë diçka tjetër, duhet t’i përgjigjemi sfidës, duke reaguar dhe duke investuar pa humbur kohë. Po angazhojmë edhe burime të reja financiare, për të futur teknologjinë, me dronë, që sjellin saktësi, efiçencë, janë të buxhetuara për vitin që po vjen. Duke ndërtuar një bazë, do rrisim edhe financimet edhe intensitetin e pyllëzimeve. Është domosdoshmëria për të rritur kapacitetin e fidanishteve publike. Në këtë drejtim kemi ndërhyrë edhe ligjërisht, për një risi, lidhur me detyrimin e atyre që ndërtojnë në Shqipëri, të kontribuojnë për gjelbërimin. Plani i ministrisë së Mjedisit është t’i shfrytëzojnë këto mundësi dhe të Inteligjencës Artificiale”, theksoi ai.