Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Sheshi “Isa Boletini” në Shkodër po i rikthehet qytetarëve.
Pas prishjes së objekteve që kishin zënë hapësirën publike, ka nisur rehabilitimi i lulishtes, me qëllim rikthimin e saj në një hapësirë të gjelbër, të hapur dhe funksionale në shërbim të të gjithë banorëve.
“Sheshi Isa Boletini në Shkodër po u kthehet qytetarëve. Pas prishjes së objekteve që kishin zënë hapësirën publike, ka nisur rehabilitimi i lulishtes, për ta rikthyer atë në një hapësirë të gjelbër, të hapur dhe funksionale për të gjithë”, ka shkruar Rama.




















