Pak ditë më parë Romeo Veshaj publikoi në Instagram një video që lajmëroi rikthimin e tij në ekran. Aty, Romeo u thotë “jo”: televizionit, hapjes së një biznesi si restoranti, muzikës, filmave dhe serialeve, madje dhe karrierës si influencer, duke u vënë “X”-in të gjithave, që zbulon se është emri i projektit të ri me të cilin ai po rikthehet në media.
Me gjithë mundësitë e eliminuara më sipër, merret me mend se rikthimi i Romeos do të vijë në YouTube, platforma drejt së cilës po orientohen gjithë personazhet e medies së fundmi.




















