Lamine Yamal vazhdon të mahnisë botën e futbollit. Edhe pse vetëm 18 vjeç, ylli i Barcelonës është tashmë një nga lojtarët të profilit më të lartë ndërkombëtar, me një ndikim që shkon përtej moshës së tij.
Kjo ka bërë që rrjeti amerikan CBS News t’i kushtojë një intervistë të gjatë për programin prestigjioz 60 Minutes, ku talenti spanjoll foli për jetën, karrierën dhe të ardhmen e tij.
Yamal tregoi se pavarësisht famës, ai përpiqet të mbetet i thjeshtë dhe i fokusuar te loja:
“Është dashuria e parë e jetës sime dhe gjithmonë do të jetë. Miqtë e mi, prindërit e mi… të gjithë jemi të dashuruar me futbollin.”
Ai theksoi se gjithçka që bën është për të dhënë spektakël:
“Argëtim kjo është fjala. Luaj që njerëzit të kënaqen. Nuk kam qëllim të thyej të gjitha rekordet apo të bëj një milion driblime. Dua të kënaqem dhe që fëmijët të duan të jenë si unë.”
I pyetur për makinën e tij të parë, Yamal u shpreh me sinqeritet:
“Dua të ndiej lirinë e të qenit në gjendje të ngas vetë. Do të isha i lumtur me një Audi, Mercedes apo Cupra. Nuk dua Lamborghini.”




















