Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vijoi këtë javë turin e takimeve me strukturat lokale të PD në Elbasan, ku theksoi angazhimin e tij për të forcuar rolin e anëtarësisë.
Ai shtoi se kjo iniciativë nuk është për poste apo interesa personale, por për të garantuar që PD të dëgjojë anëtarët dhe të mos i braktisë ata.
“Shumë pyesin se çfarë duam në me këtë lëvizje, ne duam që PD të jetë fituese, fituese, fituese! Ne kemi një rrugëtim që nuk bëhet për poste, për interesa personale, por për interesin që PD të dëgjojë anëtarësinë, të mos e braktisë anëtarësinë”, theksoi ai.
Salianji u shpreh se politika në vend ka degraduar, duke mbajtur peng shoqërinë me hallet e tyre personale, duke zhbërë çdo normë, parim të demokracisë dhe duke e reduktuar politikën në çështje private.
“Të gjithë të ngjitur pas karriges, si ajo pas këpucës”, tha ai, duke pasur për qëllim, veç të tjerëve, edhe kreun aktual të PD, Sali Berishën.




















