Të hënën futbolli italian pa yjet të ngjiteshin në skenën e mbrëmjes gala, aty ku u shpallën më të mirët e vitit. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani u zgjodh në formacionin më të mirë.
Mesfushori i Napolit, McTominay, fitoi çmimin kryesor si “Lojtari i Vitit” në Serie A. Në formacionin e vitit u përfshinë disa nga emrat më të mëdhenj të kampionatit italian, duke përfshirë Scott McTominay, Lautaro Martinez dhe Tijjani Reijnders. Napoli (kampion në fuqi) dhe Inter dominuan në përbërje, duke reflektuar garën e ngushtë për titull deri në fund të sezonit. Nga Inter dhe Napoli u përfshinë: Denzel Dumfries, Amir Rrahmani, Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, McTominay, Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez.
Ndër çmimet individuale, trajneri Antonio Conte u shpall “Trajneri i Vitit”, ndërsa Napoli mori titullin “Klubi i Vitit” për arritjet në Serie A.




















