Një tjetër shërbim i ri në e-Albania për ish studentët dhe studentët nga viti akademik 2011–2012 e në vijim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama deklaroi se ata mund të verifikojnë online numrin e matrikullimit.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët nga viti akademik 2011–2012 e në vijim, ku përmes e-Albania tani mund të verifikojnë numrin e matrikullimit online, duke ju thjeshtuar procedurat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al