Nga Namir Lapardhaja

Mjafton të ndjekësh konferencën e Sali Berishës pas çdo operacioni të SPAK dhe e kupton pse nuk përfiton opozita nga goditjet që merr qeveria.

Nuk ka shërbim më të madh që i bëhet Edi Ramës.

Në çdo dalje krijon legjenda dhe alibi që gjithçka që bëhet është me porosi dhe me dijeni të Ramës, madje Rama është dirigjenti dhe orkestruesi më i madh.

Të njëjtën gjë bëri edhe sot me operacionin e SPAK ndaj zyrtarëve të AKSHI-t dhe disa biznesmenëve të lidhur me pushtetin.

Duke krijuar idenë se Rama kontrollon çdo goditje që bën Prokuroria e Posaçme, nuk bën gjë tjetër vetëm se kthehesh në shërbëtor të pushtetit.

Po mirë, thonë njerëzit, i mirë ky Rama, po e lufton korrupsionin.

Pse ta ndryshojmë me këta të tjerët që e quajnë SPAK organizatë kriminale, mbajmë Ramën që uron ish-kreun e SPAK për punë të mirë dhe mirëpret kreun e ri, pavarësisht se në 3 vite ia kanë thyer të gjitha brinjët e pushtetit, duke i vajtur deri në kryeministri.

Sërish Rama me gurë ndër dhëmbë arrin ta mposhtë zemërimin dhe ta tejkalojë hidhërimin, sepse e di që do dalë Saliu dhe do ta bëjë detyrën që i është caktuar më mirë se kushdo tjetër.