Sali Berisha vijoi me tubimet e tij, teksa mbrëmjen e kësaj të shtunë ai pati një takim me demokratët në Kurbin.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha u pyet dhe për figurat e konsumuara të PD-së, që sipas njërit prej tyre, duhet t’i hapin rrugë të rinjve.

Qytetari: Shumë figura të PD-së që kanë qenë jashtëzakonisht politikanë të shquar, janë konsumuar dhe kam një mendim që duhet t’i hapin krahun të rinjve. Të konsumuarit, ndër vite kanë qenë shumë të suksesshëm… Dikush mund të thotë që është konsumuar dhe dr. Berisha, por ai është playmaker i PD-së. Kanë dështuar shumë udhëheqës botëror, ndërsa doktori i ka qëndruar kohës.

Berisha: Faleminderit shumë për mbështetjen. Ju garantoj që PD-ja është një parti që ka ripërtërirë dhe do ripërtërijë veten si kusht vendimtar për të përmbushur misionin e vetë. Kjo s’ka asnjë mëdyshje. Krahas kësaj përpjekje, jemi në një analizë që nuk e ndërpresim. Analizën do e bëjmë. Secili demokrat është i ftuar të bëjë sugjerime dhe kritika dhe përsëri do jeni ju me votën tuaj që do zgjidhni njerëzit që doni. Ky është kusht që PD-ja të respektojë lirinë tuaj. Vota është liri dhe ne nuk i ndahemi kësaj.