Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka sqaruar sot të gjitha procedurat ligjore që krerët e BKH duhet të zbatojnë gjatë punës së tyre.

Bazuar në rastin e kryeministrit Rama dhe krerët e BKH të cilët u futën në ambientet e Këshillit të Ministrave, Karamuço është shprehur se e gjitha është procedurë ligjore, edhe pjesa e dorëzimit të armëve dhe sigurimi i tyre.

I ftuar sot në ‘Top Story’, sipas tij, këtu nuk ka asnjë ngërç por është zbaruar vetëm ligji i vitit 2019.

“Ka një rregullore të miratuar për futjen me armë. BKH se ka pasur problemin për armët por për ligjin e saj që në 2019. Në çdo veprim ata duhet të jenë të armatosur. Rregullorja parashikon që nëse dorëzon armën ajo duhet të jetë e sigurt dhe e vëzhguar. Kanë vajtur edhe herë tjetër ata dhe janë përplasur edhe më keqe se kjo radhë.

Nuk është se ka ngërç por pavarësisht qëndrimit duhet thënë diçka. Edhe pre trupa është e mirëtrajnuar disa nga ata kanë shprehur arrogancë ndryshe nga të tjerët. Kjo është historia. Janë prezantuar, janë vetë-deklaruar që janë me armë dhe kjo ka sjellë një tensionim. Nuk dua të aludoj. Ka pasur edhe raste të tjerë me debat, edhe kur dorëzuan vendimin për zv.kryeministren”, u shpreh Karamuço.