Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit për zv,kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, teksa ka komentuar dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Berisha shkruan se kryeministri Rama do të mbrojë deri në fund Ballukun, duke e akuzuar atë si bashkëpunëtor në aferat korruptive.

“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë! Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.

Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.”
Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij? Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor!”, shkruan Berisha.