Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbërritur në Athinë për një vizitë dy ditore.
Spiropali u prit fillimisht nga nga Presidenti i Republikës, Konstantinos Tasoulas. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja deklaroi se Greqia do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE.
“E nderuar për pritjen miqësore nga Presidenti i Republikës Helenike, Konstantinos Tasoulas, për vlerat e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, mbi të cilat janë ndërtuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Mbështetja për integrimin europian të Shqipërisë qëndron në zemër të marrëdhënieve tona dhe Shqipëria beson se nën udhëheqjen greke të Presidencës së BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës europiane, si investim thelbësor në të ardhmen e Europës.”, shkruan Spiropali.




















