Në takimin me kreun e PD, Sali Berisha, një nga qytetarët e pranishëm në mbledhjen me strukturat e PD në Mirditë, i ka kërkuar kreut të PD, që të reformojë Partinë Demokratike në thelb pasi përfaqësuesit e kësaj zone, nuk i njohin problemet e Mirditës.

I moshuari i tha Berishës se servilat duhet t’i nxjerrë në listë të hapur. Të moshuarit tentuan që t’i merrenin edhe mikrofonin në sallë për të mos vijuar fjalimin, por ai e vijoi fjalën e tij duke kundërshtuar, ndërsa tha se ka të drejtën e fjalës.

“Arritja më e madhe juaja është që gropose Lulzim Bashën në një gropë fekalesh. Zoti Berisha, partia duhet të reformohet qysh në thelb. Nuk është PD ajo që populli në Mirditë dhe sekretari është në Tiranë.

Nuk është PD ajo kur populli voton në Mirditë dhe deputeti ka 4-5 vjet nuk njihet në Mirditë. Kush mund ti thotë deputet atij që përfaqëson Mirditën dhe nuk thotë asnjë fjalë për Mirditën. Mos fut servilat, por nxirri me listë të hapur, të vijnë të na takojnë këtu”, tha qytetari i moshuar.