Bekim Balaj është fituesi i trofeut “Këpuca e Artë 2025” për djem, për sezonin futbollistik 2024–2025.

Ky trofe përcaktohet mbi bazën e numrit të golave të shënuar gjatë sezonit dhe jo sipas një procesi votimi. Bekim Balaj ka realizuar 19 gola në këtë edicion, duke u renditur në vendin e parë në listën e golashënuesve.

Trofeu iu dorëzua sulmuesit shkodran nga legjenda e futbollit argjentinas, ish-mesfushori Esteban Cambiasso. Në të shkuarën e tij si futbollist, Cambiasso ka qenë pjesë e Inter, Real Madrid dhe Leicester City.