Kryeministri Edi Rama thotë se transformimi i Onkologjikut vazhdon, teksa ka publikuar pamje nga brenda spitalit.

Përmes një video në rrjetet sociale, shihet se spitali është pajisur me poltrone të reja, në sallat kur pacientët kryejnë kimioterapi.

“Mirëmëngjes dhe me transformimin e Onkologjikut që vazhdon, nën kujdesin e ministres së shëndetësisë, e cila është edhe një personalitet i mirënjohur në botën akademike të trajtimit të kancerit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.