FIFA po mendon që të zgjerojë kompetencat e VAR (Video Assistant Referee) në Botërorin 2026 duke i deleguar edhe dy aspekte të reja.

Kështu në Botërorin e 2026-ës, VAR do të ketë mundësi që të kontrollojë edhe situatat e goditjeve nga këndi si dhe kartonët e dytë të verdhë.

Sa u përket goditjeve nga këndi, FIFA kërkon që të evitojë të tjera gabime siç ishte ai që ndodhi në 2002-in kur Spanjës iu anullua një gol i rregullt i shënuar nga Morientes në takimin kundër Koresë së Jugut.