Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se 191.5 milionë lekë janë vënë në dispozicion për 10 bashki, në kuadër të kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret.

Sipas njoftimit, që prej ditës së djeshme ka nisur zyrtarisht procesi i kompensimit për dëmet e regjistruara gjatë periudhës 15 qershor – 15 shtator 2025.

Fondi po disbursohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive përkatëse, pas përfundimit të procesit të plotë të vlerësimit dhe verifikimit të dëmeve, me qëllim mbështetjen e familjeve dhe rikuperimin e pasojave të zjarreve.