Një punonjës i Pallati Elysee në Paris është arrestuar për vjedhje të objekteve prej argjendari dhe porcelani. Hetuesit arrestuan burrin dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar javën e kaluar.
Ata akuzohen për marrjen e objekteve nga rezidenca zyrtare e presidentit francez në Paris dhe për përpjekjen për t’i shitur ato në faqet e internetit të ankandeve online, siç është Vinted.
Kryeadministratori në pallat njoftoi autoritetet për objektet e zhdukura, disa prej të cilave konsiderohen objekte të trashëgimisë kombëtare. Sendet vlerësohen të kenë një vlerë të kombinuar deri në 40,000 euro.
Shumica e objekteve vinin nga Fabrika Sèvres në Paris, një fabrikë e famshme porcelani që është në pronësi të shtetit francez që nga viti 1759. Hetuesit filluan të merrnin në pyetje stafin e Elysee pasi personeli vuri re se disa nga artikujt mungonin.
Ata gjetën rreth 100 objekte në shtëpinë, automjetin dhe dollapin e tij personal, duke përfshirë porcelan Sèvres, një statujë René Lalique, kupa shampanje Baccarat dhe tenxhere bakri.
Administratori dhe bashkëpunëtorët e tij të dyshuar u paraqitën në gjykatë më 18 dhjetor dhe do të gjykohen më 26 shkurt.




















