Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës për vjedhje. Sipas policisë i riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës.
28-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 29-vjeçar për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, ngjarje në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas.




















