Sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Procesi do të përcaktojë drejtuesin e ri për një periudhë trevjeçare.

Në ambientet e KLP-së kanë mbërritur ekipet ndërkombëtare që do të monitorojnë procesin e përzgjedhjes, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në këtë procedurë. Prezentë janë ambasadori Silvio Gonzato, Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott, si dhe përfaqësues të ambasadës holandeze.

Seanca do të jetë e hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë, projektin Eu4Justice dhe programin amerikan OPDAT.

Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK.