Kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu, ka mbërritur pak çaste më parë në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ardhja e saj është regjistruar para fillimit të seancës së sotme në KLP, ku pritet të zhvillohen intervistat me katër kandidatët që garojnë për postin e kreut të ri të strukturës së posaçme.

Pas përfundimit të intervistimeve, anëtarët e KLP-së do të vijojnë me procesin e votimit për të përcaktuar se kush do të marrë drejtimin e SPAK dhe do të pasojë në detyrë kreun aktual.

Sipas procedurave të bëra publike nga KLP, intervistat do të zhvillohen sipas rendit alfabetik, ndërsa secilit kandidat i janë vënë në dispozicion 45 minuta.