Pas lirimit të 4 protestuesve të 22 dhjetorit, deputeti i PD Flamur Noka në një prononcim për mediat tha se “Policia e Ilir Prodës sillet si bandë me qytetarët”.
Sipas tij qytetarët protestojnë kundër korrupsionit dhe karteleve, ndërsa solli edhe një rast, ku tregoi se ndërkohë që protestohej, Ergys Agasi lëvizte me makinë me eskortën e Ramës.
“Tregon më shumë sesa mllefin, panikun që e ka mbërthyer narkoregjimin nga revolta qytetare. Këta qytetarë kanë dalë për të protestuar kundër Gys Agasit dhe karteleve, ndërkohë që këta në qelitë e komisariatit akuzohen si desabilizues. Realiteti është që Rama dhe bandat e tij po bëjnë gjithçka për të destabilizuar vendin. Ndërkohë që qytetarët protestonin, Gysi ishte me makinë në eskortën e kryeministrit”, deklaroi Noka.
Ai u shpreh se protesta e nisura në datën 22 do të vazhdojnë deri në largimin e qeverisë.
“Qeveria teknike është zgjidhje dhe ne nuk do ndalemi në këtë betejë. Policia vepron si një bandë e mirëfilltë politike. Nuk pranojnë shqiptarët narkosin dhe babëzinë në pushtet. Shumë shpejt do të këtë edhe protestë tjera”, u shpreh ai.




















