Nga Eduard Zaloshnja
Ndër 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë, vetëm 1.46 milionë morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pra, vetëm 77% e tyre.
Ndërsa në grupmoshën 18-34 vjeç, pjesmarrja në zgjedhje ishte ndjeshëm më e ulët – vetëm 65%. Ndërkohë, në grupmoshëm 35-100 vjeç pjesmarrja e këtushme ishte 81%
Duke ndërthurur shifrat e mësipërme rezulton se rreth 165 mijë të rinj të moshave 18-34 vjeç nuk morën pjesë në zgjedhje, nga rreth 440 mijë mospjesmarrës gjithsej – pothuaj 2/5 e mospjesmarrësve.
Kjo mospjesëmarrje e lartë në zgjedhje e të rinjve mund të shpjegohet me lodhjen ndaj pushtetit të gjatë të Ramës, pesimizmin ndaj kryeopozitarit 81 vjeçar, dhe shpresën e vogël tek partitë e vogla grindavece.
Jo rastësisht, në të gjitha sondazhet që zhvillohen rreth dëshirës për të emigruar, një përqindje e lartë e të rinjve 18-34 vjeç shprehen se planifikojnë të emigrojnë në një të ardhme të afërt ose të largët…




















