Kreu i PD-së, Sali Berisha, u pyet sot në lidhje me atë në do ta votojë Partia Demokratike pjesëmarrjen e Edi Ramës në Bordin e Paqes për Gazën që do të kalojë nga Parlamenti. Berisha iu shmang pyetjes, duke thënë se nuk ka asnjë dijeni për një gjë të tillë, por asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga protesta e 24 janarit.

Berisha mes fjalës u shpreh se PD-ja do të mendohet, por parimisht janë pro paqes në Gaza.

“Ftesa për Bordin e madh të paqes i është shpërndarë ftesa për shumë vende. Presidenti Trump aty ka ftuar vendet. Në Shqipëri shefi i ekzekutivit i ka vajtur se është kryetar I qeverisë. Kjo është komenti im. Nuk kam asnjë lloj komenti tjetër dhe ju mund të mendoni se forcon pozicinin ndërkombëtar të Edi Ramës. Edi Rama mbetet një narko-diktator, por është njeriu që përfaqëson Shqipërinë.