Analisti Frrok Çupi tha për Real Story se çështja e 21 janarit në duart e drejtësisë e çoi vendin drejt greminës. Më tej, ai shtoi se drejtësia bën atë që do dhe jo atë që duhet duke përmendur se shpesh herë njerëzit e drejtësisë mbajnë anën e të padrejtës.

“Kjo është një ngjarje tragjike. 21 Janari e çoi vendin drejt greminës dhe degradoi njeriun dhe virtytin. Kjo gjë ka nisur që atëherë. Ajo që mund të thuhet sot është se drejtësia ose bëhet, ose nuk bëhet fare.

Jemi në vitin e dhjetë dhe nuk po shohim asgjë konkrete. Drejtësia bën atë që do dhe nuk bën atë që duhet. Njerëzit e drejtësisë shpesh mbajnë anën e të padrejtës. Drejtësia do bëj buxhetin e shtetit për vitin që vjen dhe nuk ke çfarë t’i bësh drejtësisë.

Kur u përpoqëm të bënim Kodin Penal, të gjithë thanë se nuk e donin.”