Për miqtë e mi që e quajnë veten “aktivistë”. Kjo është për ju. Ju e dini shumë mirë pse refuzoni të flisni për IRANIN. Nëse jo, ja përse:

1. Irani sfidon moralin tuaj të selektivizuar. Ju pëlqeni narrativat e thjeshta: i miri kundër të keqit. Irani është i vështirë për t’u kategorizuar, prandaj e bëni “kompleks” për të shmangur përballjen me realitetin.
2. Ideologjia juaj ka përparësi mbi jetën njerëzore. Një regjim që bën propagandë antiamerikane nuk e shqetëson moralin tuaj, edhe kur ai regjim shkel dhe vret qytetarët e vet.
3. Frika nga etiketimet ju ndalon të flisni. Më mirë heshtni sesa të rrezikoni të quheni “islamofobë” ose “problematikë”. Imagjino që i keni ngjeshur etiketa kujdo që ka guxuar të mendoj ndryshe, sot munden t’jua bëjnë dhe ju të njejtën gjë.
4. Gaza ishte e sigurt për aktivizëm. Hashtags, duartrokitje, zero pasojë. Irani kërkon përballje dhe guxim. Ju nuk jeni të gatshëm.
5. Gratë iraniane nuk përshtaten me imazhin e viktimës që ju preferoni. Të zëshme, të guximshme, duke kërkuar lirinë. Shumë reale, shumë komplekse, shumë sfiduese për t’u romantizuar.
Kjo nuk është “mungesë informacioni”. Kjo nuk është “në pritje për më shumë informacion”. Kjo është heshtje e zgjedhur, heshtje që mbron imazhin tuaj, ideologjinë dhe rehati tuaj.
Të shtirur deri në fund:), ah po dhe të shitur më fal.