Futbolli italian është në zi sot, për ndarjen nga jeta të presidentit të Fiorentinës Rocco Commisso, i cili humbi betejën me jetën pas një periudhe të gjatë trajtimi mjekësor.
Një personazh i njohur më tepër në fushën e bizesit dhe në bashkëpunimin e tij me një tjetër ish-drejtor të Fiorentinës, Giuseppe Barones, i cili u nda nga jeta rreth një vit më parë, u futën në botën e futbollit për të patur një rrugëtim të suksesshëm.
Rrugëtim që nisi me blerjen e skuadrës amerikane të New York-ut ku Commiso kishte edhe qendrën kryesore të biznesit të tij. Dhe pikërisht në këtë klub ata afruan ish-kapitenin dhe mbrojtësin e kombëtares kuqezi, Ansi Agolli. I kontaktuar nga Top Channel pas ngjarjes së fundit, Agolli shprehet për gazetarin Endi Tufa, i dëshpëruar për ndarjen nga jeta të Commisos ish-presidenti i tij tek Cosmos në New York ku luajti në vitin 2019-të.
“Kishin pak kohë që kishin blerë ekipin e Cosmos-it dhe vit pas viti përforcoheshin. Unë u bashkova në vitin 2019-të dhe që nga ajo kohë mbajtëm lidhje të forta si me Baronen e ndjerë ashtu edhe me ish-presidentin Commiso. Mbaj mend në një rast kur unë pata shënuar një gol me të djathtën (si rrallë herë duke qenë se është mëngjërash, Shqipëri-Lichtenstein 2-0) goli u përhap në faqet sportive në të gjithë rrjetet sociale dhe Commiso më telefonoi i entuzjazmuar dhe duke bërë shaka “çfarë dreq goli bëre kështu…?!”. Një vit më pas që unë ju bashkova Cosmos-it ata blenë dhe morën drejtimin e Fiorentinës. Kontaktonim edhe pasi lash futbollin jetonim në të njëjtin qytet dhe në disa raste më pat ftuar në shtëpinë e tij dhe më tregonte edhe zyrat e kompanisë që ka këtu në New York,” – tregon Ansi Agolli për Top Channel duke dërguar ngushëllimet e tij familjes së ish-presidentit të tij.




















