Ish-deputeti i PS, Petro Koçi ka reaguar lidhur me kapjen dhe deportimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro, duke e cilësuar këtë si një “ditë zie” për të gjithë personat e shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshi edhe ata të Shqipërisë.”Kapja dhe deportimi i Maduros si përgjegjës për bashkëpunim me organizata të trafikut ndërkombëtar të drogës, për minim të demokracisë etj përbën një ditë zie për gjithë Non Gratat në botë, përfshi edhe ata që i përkasin Shqipërisë. Vrapi hipokrit i Non Gratës dhe i mbështetësve të tij për të përshëndetur aksionin amerikan nuk është varkë shpëtimi për të dhe fraksionin politik të cilit i përket.Ndërkohë çdo përpjekje për të krahasuar Venezuelën me Shqipërinë mbetet një investim qartazi antishqiptar dhe antikombëtar. Maduro është nga të rrallët drejtues shteti që kanë akuzuar shqiptarët për protagonizëm në rrjetet ndërkombëtare të drogës dhe i vetmi politikan shqiptar që ka folur në të njëjtën valë me të ka qenë kreu dhe kolegu Non Grata i opozitës Sali Berisha. Maduro nuk ishte Grata, por një Non Grata! Një opozitë që bën sikur harron nuk është naive. Thjesht gënjen veten. Një parti që gënjen veten nuk ka kurrë të ardhme’, shkruan Koçi.