Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se për shkak të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtim të Tiranë-Rinas gjatë natës në datat 13 dhe 14 janar 2026, në oraret 20:00-06:00.

Qarkullimi i mjeteve drejt aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative si aksi Vorë-Fushë Krujë (kthesa e Rinasit), apo rrugëve dytësore Tiranë-Kamzë-Valias-Rinas dhe rrugës Kashar-Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u kërkon drejtuesve të mjeteve të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë.