Sali Berisha ka zgjedhur të shtunën (24 Janarin) për të nisur nga Tirana “revolucionin blu dhe hedhjen e Ramës nga pushteti”. Estradë më të bukur dhe më zbavitëse nuk ka. E kuptoni ju shqiptarë. Kreu i opozitës (kështu i thonë në PD) ka zgjedhur të godasë “fort dhe pa mëshirë” qeverinë të shtunën e 24 Janarit. Dhe e dini pse ? Sepse do ta justifikojë boshllëkun e protestës, me gjoja “ishte fundjavë, njerëzit u morën me punët dhe hallet e tyre”. Pas kësaj deklarate, do të justifikohet sërish se “njerëzit tremben nga qeveria dhe bandat e saj, ndaj nuk dalin në protestën tonë”.

Aq i ka lodhur, dhe aq i cfilitur mbështetësit e tij Berisha, sa që ata nuk dalin më në protesta. I ka zhgënjyer, pasi u thotë “Rama iku, u tremb, u fsheh, ne fituam”. Dhe të nesërmen, sikur nuk ka ndodhur gjë. Po ashtu ka cfilitur edhe Policinë e Shtetit, e cila detyron efektivët e saj, të rrinë në bulevard me orë të tëra, edhe pse ajo strukture ka 1001 punë më urgjente për të kryer, se protesta e PD me disa qindra mbeshtetës të mbetur.

E ndersa vendi ka emergjenca të tjera, investime të nisura dhe të bitisura, plane e projekte financimi, punësimi, zhvillimi, integrimi, etj, Berisha nuk ngurron të pengojë, nuk ngurron të shtrijë efektin e tij negativ, në përditshmërinë e jetës së shqiptareve. Natyrisht në 24 Janar, shqiptaret do të shfrytëzojnë fundjavën për të dalë, apo udhëtuar e psonisur, dhe nuk kanë fare në plan të dalin në protestën e “fuqishme” të Saliut.

Të vetmit që mbushin ato pak metra katrore në bulevard, janë ish-pushtetarët e PD, milionerët e asaj opozite, që edhe pse 13 vjet pa pushtet, habitshëm u rriten pasuritë, u lulëzojnë bizneset, dhe u shtohen kontot bankare. Edhe kjo e shtunë e 24 Janarit, sërish do të jetë si gjithë të tjerat, si gjithë “protestat e fuqishme” të bëra nga PD, me disa fjalime dhe ulurima nga podi saj, dhe pastaj ca molotovë drejt shkallëve të kryeministrisë, për të treguar se “e tronditën fort regjimin”. Po është e vërtetë, Sali Berisha nuk e ka kuptuar, se po e shpie në greminë atë parti.

Ndryshe nuk do të tallej kaq gjatë me mbështetësit e tij, apo me “500 mijë votat” siç thotë ai, që mori në 11 Maj. Ai do ta vazhdojë gjatë rrugëtimin e tij në krye të asaj partie, madje derisa ti mbesë edhe mbështetësi i fundit nga Lapraka apo ish-Këneta e Durrësit, por nuk do të arrijë kurrë ta bëjë atë parti alternativë pushteti./Javanews