Një reagim i fortë politik ka ardhur nga Dega e Partisë Demokratike në Korçë, e cila ka dalë publikisht kundër një takimi të paralajmëruar nga Ervin Salianji, duke e cilësuar atë si veprim privat dhe në kundërshtim me vijën zyrtare të PD-së.
Sipas deklaratës, ky aktivitet shihet si i dëmshëm për partinë dhe i shërben interesave politike të kryeministrit Edi Rama, ndërsa anëtarëve u bëhet thirrje të distancohen nga çdo përfshirje.
NJOFTIMI I PD KORÇE
I dashur anëtar i PD Korçë,
Sot, Ervin Salianji, i vetëpërjashtuar nga PD për shkak se ka shkelur vijën e kuqe të përcaktuar në statutin e PD-së, që është bashkëpunimi me krimin e organizuar, duke spekuluar në emër të PD-së, po përpiqet të organizojë një takim me një agjendë tërësisht private, pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, madje një agjendë që bie ndesh me të.
Dega e PD Korçë ju bën thirrje juve, si anëtar i degës, të distancoheni, pasi ky takim i shkon për shtat vetëm axhendës së Edi Ramës dhe pushtetit të tij.
Ju faleminderit. (TemA)










