Foltorja e PD këtë të hënë, është mbajtur para godinës së Kryeministrisë pa prezencën e kreut të PD, Sali Berisha i cili ndodhet në Strasburg.

“Doktori ka shkuar për të përfaqësuar Shqipërinë në një takim të rëndësishëm ditën e nesërme. Një fakt të rëndësishëm historik që nuk e mohon dot as Edi Ramën Shqipërinë e anëtarësoi në KE, PD në 13 korrik 1995.

Sado që baltosin, shpifin paguajnë nga parat ë inceneratorëve, faktet janë kokëfroa, çdo arritje në integrimin europian, është meritë e PD-së dhe Sali Berishës.” – u shpreh Këlliçi.

Më herët gazeta TemA publikoi një dokument zyrtar në të cilin thuhej qartë se në Strasburg nga PD kishte një ftesë vetëm për Albana Vokshin dhe se si ka vajt dhe është fut Doktori ende është e paqartë.