Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar këtë të mërkurë se ende nuk ka një datë të përcaktuar për protestën e radhës, duke theksuar se vendimi do të merret në një tryezë diskutimi të hapur.
I pyetur për një protestë të mundshme më 24 janar, Berisha u shpreh se çdo vendim do të merret në mënyrë të përbashkët.
“Asnjë datë nuk është përcaktuar, të premten në tryezë do të përcaktohet data e protestës. Ne shkojmë në tryezë të hapur për të diskutuar dhe për të vendosur së bashku në lidhje me protestat dhe qëndrimet”, deklaroi Berisha.
Sipas tij, procesi i vendimmarrjes do të jetë gjithëpërfshirës, duke u fokusuar në koordinimin e qëndrimeve dhe veprimeve të opozitës në vijim.




















