Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Berisha pas daljes nga SPAK ka folur para mediave teksa ka bërë të ditur se i ka lënë një shënim Altin Dumanit.
“Altin Troplinit, pajës së SKAP-it, i mbeti atij, nuk ia vura unë. Që kur e fali Troplinin i mbeti paja e SKAP-it. Armikut të pluralizmit politik dhe avokatit të McGonigal me garancinë se krimet e tij nuk do të mbeten pa ndëshkimin e merituar ligjor, Sali Berisha. Data dhe të gjitha”, tha kryedemokrati.
Berisha ndër të tjera komentoi edhe arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Sipas tij kryeministri Edi Rama do të ketë fatin e njëjtë si Maduro.
Ai theksoi Ramën do ta arrestojë populli dhe jo forcat Delta të SHBA-ve që zhvilluan operacionin ën Venezuelë.
“Edi Rama e pranon vetë se është fajtor, por nxjerr si argument të vetëm se Venezuela ka naftë dhe Shqipëria nuk ka naftë. Sipas tij kartelet në Venezuelë janë më të mëdha se në Shqipëri. Sipas Endri Kajsiut, emrit të ri të Edi Ramës.
Sipas Ramës, problemi është se Shqipëria nuk ka naftë, paçka se thoshte që Shpiragu noton mbi naftë, e harroi këtë ky, thotë se kartelet në Shqipëri janë më të vogla se në Venezuelë. Të gjitha këto dëshmojnë se Edi Rama pranon vetë fajësinë, pranon se është Ramaduro i Europës dhe pranon se ka vetëm një fat dhe ky është fati i Maduros.
Këtë natyrisht do ja japin Delta apo populli, unë them se ja jep populli shqiptar. Për dijeni, McGonigal-i ishte aty, po dëshmonte, është hapur dosja e tij”, u shpreh ai.




















