Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, këtë të premte ka mbajtur konferencën e përjavshme për shtyp me mediat. Berisha deklaroi se Kryeministri Edi Rama, sipas tij, do të marrë një “leksion” nga qytetarët gjatë protestës së paralajmëruar nga opozita për ditën e shtunë.

“Do t’i japim mësimin që meriton qeverisë, kështu do ta cilësoj unë protestën. Qytetarët do t’i japin një leksion të fortë qeverisë. Le të rrijë në zyrë ta provojë.

Kaq i them, rri aty. Muret i ke blinduar, dyert i ke plumbosur, rri e futu brenda, rri, nëse je burrë”, – tha Berisha.