Foltorja opozitare e demokratëve, këtë të martë, 20 janar, është ndalur te Njësia 4, Tiranë, ku kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur një bashkëbisedim me simpatizantët e pranishëm.

Berisha u ndal fillimisht te emigrimi i të rinjve në vend, duke u shprehur se “OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje”.

“Miq, nga viti 2014–2023, vetëm në hapësirën europiane, kanë emigruar 1 milion e 101 mijë shqiptarë, nga të cilët 700 mijë të rinj. Pra rriten në Shqipëri, por ëndrrën shqiptare nuk e ndërtojnë në Shqipëri. Marrin rrugët e botës. Dhe ne pakësohemi, në çfarë shkalle? Në atë shkallë saqë të gjithë, nga OKB dhe çdo institucion tjetër që merret me demografinë, shqiptarët i shikon si një komb në zhdukje”, tha ai.