Në zbatim të masës ‘Detyrim paraqitjeje’ kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme.
Si zakonisht, Berisha shoqërohet nga një numër i vogël mbështetësish dhe nga një pjesë e grupit të deputetëve të Partisë Demokratike.
Kujtojmë se në njoftimin e fundjavës që iu përcoll demokratëve të Tiranës, SPAK nuk cilësohej SKAP, siç ishte bërë më parë.




















