Kupa e Botës për Klube 2029 me shumë mundësi do të mbahet në Marok.
Mediat vendase shkruajnë se ka të dhëna të forta se do të jetë mikpritësi i këtij turneu të rëndësishëm, i cili tani organizohet çdo 4 vite me 32 skuadra.
Sipas Hespress, një burim brenda Federatës Marokene të Futbollit konfirmoi se me 99% do të jenë vendi i përzgjedhur.
Kandidatët e tjerë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e pritën verën e kaluar, Brazili, Katari dhe Spanja. FIFA ende nuk ka një vendim zyrtar.
Kjo shihet edhe si një provë para Botërorit 2030 për përfaqësuese, që do të ketë Marokun, Spanjën dhe Portugalinë si bashkëorganizatorë, përfshirë disa ndeshje që do të zhvillohen në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguaj. Aktualisht në Marok po zhvillohet Kupa e Kombeve Afrikane.




















