Armando Broja u aktivizua sërish si titullar në ndeshjen e sotme të Premier League, duke vijuar serinë e paraqitjeve nga minuta e parë me skuadrën e Burnley-t.

Sulmuesi shqiptar qëndroi në fushë për 64 minuta, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, pavarësisht angazhimit dhe përpjekjeve në repartin ofensiv.

Lajmi pozitiv mbetet fakti se Broja po fiton gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit, duke u aktivizuar si titullar prej disa ndeshjesh radhazi, një sinjal i rëndësishëm për formën dhe vazhdimësinë e tij.

Ndërkohë, Burnley u mposht me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Brighton-it.