Censi i shpendëve dimërues në vendin tonë tregon një rritje të numrit të tyre. Nga censi që u zhvillua në zonën e Vlorës dhe Pogradecit, vërehen shpendë që tashmë kanë krijuar habitatin e tyre.

Ndër më të veçantit janë pelikani kaçurrel, flamingot, por edhe shpendë të tjerë që janë larguar nga vendet më të ftohta drejt zonave me klimë më të ngrohtë, si Shqipëria.

Sipas Eksperteve, sfida kryesore për shtimin e mëtejshëm të shpendve mbetet përfundimi i moratoriumit të gjuetisë, si edhe urbanizimi i shpejtë me ndërtime të larta.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se këtë vit, përveç ekspertëve, procesit të censusit i janë bashkuar edhe të rinjt.

Censusi i shpendëve dimërues zhvillohet prej disa vitesh dhe synon monitorimin e popullsisë së specieve të ndryshme duke shërbyer si një tregues i rëndësishëm për gjendjen e biodiversitetit në vendin tonë.