Influencerja dhe biznesmenia italiane, Chiara Ferragni u shpall e pafajshme për akuzën e mashtrimit në rastin e njohur si “Pandoro Gate”, ku ishte akuzuar se kishte mashtruar konsumatorët duke bërë të besonin se donacioni për bamirësi varej nga numri i pandorëve dhe vezëve të Pashkës të shitur. Në të vërtetë, donacioni ishte një shumë fikse e caktuar më parë.
Në një intervistë për Corriere della Sera, Ferragni ka përshkruar vështirësitë e dy viteve të fundit:
“Kanë qenë dy vite ku gjithçka që mund të shkonte keq shkoi keq. Por gjithmonë kam menduar se do të kishte një fund të bukur sepse nuk kishte asnjë element për të folur për një mashtrim.” Chiara tregoi se zgjedhja për të qëndruar e heshtur ishte nga frika, sepse çdo fjalë e gabuar mund të kthehej kundër saj. Ajo theksoi gjithashtu zhgënjimin ndaj disa personave të afërt, përfshirë ish-bashkëshortin Fedez, nga i cili u nda gjatë këtij periudhe: “Kishte një ndarje publike në momentin tim të vetëm të nevojës, u ndjeva krejtësisht e braktisur. Vuajta shumë.”
Ajo përshkroi edhe reagimin e saj të parë në sallën e gjyqit: “Sapo dëgjova ‘artikulli 531’ e përqafoj avokatin tim dhe fillova të qaj, mezi munda të merrja frymë. Ishte si një skenë filmi. Kam qenë naive. Megjithatë, e mora plotësisht përgjegjësinë. Si biznesmene dhe influencere, gjithmonë do të bëj gabime vlerësimi. Njerëzit më shihnin si perfekte, por unë jam njeri, ndjej emocione, por nuk kam menduar kurrë se do të isha pjesë e një procedimi penal. Kjo më bëri më shumë dëm.”
“Tani gradualisht do të filloj të flas dhe do të tregoj pa zemërim çfarë kanë qenë këto dy vite. Shpresoj të rilind. Personi perfekt që njerëzit imagjinonin nuk ekziston më. Tani jam më e vetëdijshme, më e kujdesshme dhe dua të jem më e sinqertë. Dëshiroj që të tjerët të më perceptojnë ashtu siç jam vërtet. Do të festoj me miqtë e mi në shtëpi. Do të jemi bashkë, të qetë. Tani do të filloj të jetoj përsëri.”




















