Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka marrë pjesë në protestën kombëtare të Adriatik Lapajt që po zhvillohet këtë mbrëmje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, në Tiranë.
Kjo është protesta e katërt kombëtare e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, ku Adriatik Lapaj po qëndron pandërprerë prej afro 2 muajsh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjen e vendit nga një qeveri tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve.


















