Nga Alban Daci/
1. Thonë se ka rend të ri botëror? Kjo është gënjeshtër dhe padituri. Rendet e reja janë krijuar pas një konflikti të madh që përfshin fuqitë që janë në lojë! Kështu ka ndodhur me Wedtfalia, me Luftë e I dhe II botërore si dhe me mbarimin e Luftës së Ftohtë! Vetëm pas një konflikti të madh, realiteti që krijohet pastaj krijon ekuilibrat të rinj dhe aktorë të rinj që vendosin rregulla të reja! Sot, s’ka një rend të ri botëror, por ka përpjekje për t’a krijuar atë! Që të ndodh duhet një konflikt me përmasa globale? A do të ndodh? Shpresoj që të mos ndodh, sepse pasoja do të ishin aq shumë katastrofike, sa do të kishte shumë pak rëndësi për njerëzimin se çfarë rendi të ri do të kishte!
2. Nuk kemi një rend botëror multipolar. Por kemi monopolar me në krye Shba-të dhe pastaj të tjerët! Këta të fundit kanë rreth 750 baza ushtarake në të paktën 80 vende! Asnjë vend tjetër nuk e ka këtë prestigj! Shba-të janë e mbeten fuqia më e madhe tregtare dhe ekonomike në Botë! Ka përpjekje që vende si Kina të bëhen rival për të rikthyer rendin bipolar! Pse nuk mund të ndodhë? Sepse, ekzistenca e Kinës është e lidhur me një ideologji e cila ka brishtësinë e saj dhe herët a vonë do te bjerë! Uniteti i brendshëm i Kinës është i brishtë dhe mjafton një krizë serioze e brendshme dhe Kina do të rrezikonte ekzistencën e saj! Amerika nuk ka krizë të brendshme dhe e ka shumë më të fortë se shumë vende të tjera ndjenjën e përkatësisë kombëtare
3. Trump kërkon të eliminojë rolin politik dhe ekonomik të BE! Jo vetëm që nuk do i’a dal, por me politikat e tij jo miqësore po e ndihmon bashkimin e kontintetit Europian dhe forcimin e tij në dimensionin ushtarak dhe ekonomik. Sa më shumë dobësohet NATO dhe roli i Shba-ve, aq në shumë forcohet BE si organizatë sui generis.
4. Trump me “Bordin e Paqes” po kërkon të krijojë një lloj tjetër sui generis të tipit organizatë ndërkombëtare. Në fakt ky forum apo si mund t’a quajmë do të ketë jetë aq sa do të jetë mandati i presidentit Trump! E kam thënë dhe e rithem se Trump nuk do të lërë asnjë trashëgimi në politikën e jashtme! Ata shtete që i bashkohen “Bordit të Paqes” e dinë se nuk është asgjë dhe nuk ka të ardhmen, por e shikojnë si mundësi për të qenë në krahun e duhur të historisë për aq kohë sa është Trump president i Shba-ve! OKB do të zhduket vetëm në rastin e një konflikti të madh botëror e kjo nuk do të konsiderohej sukses, por dështim i madh i shteteve dhe me pasoja të rënda. OKB është vetë e drejta ndërkombëtare, sepse thuajse të gjitha normat që rregullojnë shtetet rrjedhin prej saj.
5. Politika e Trump bazohet në intimidim dhe në blof! Ajo nuk ka asnjë bazë serioze doktrinore, sepse bazohet ekskluzivisht nga një individ të vetëm, i cili si zgjohet një ditë, nuk zgjohet një ditë tjetër! Trump po përdor një miks mes intimidimit dhe fuqisë ekonomike dhe këto kanë efekt në fakt vetëm me aleatët e Shba-ve, sepse vende të tjera si Kina e Rusia nuk e kanë problem fare retorikën e Trump!




















