Drejtori i komanduar i IEVP Durrës, Edmond Llabani, ka pësuar një hemoragji cerebrale dhe ndodhet në spitalin QSUT, njofton drejtoria e burgjeve. Në vendin e tij ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm.

Llabani mori detyrën vetëm një javë më parë, pas arrestimit të drejtorit të mëparshëm, Indrit Çurlaj, lidhur me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci.

Situata e tij shëndetësore po ndiqet nga afër nga stafi i QSUT.