Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, po ndjek nga afër situatën e përmbytjeve në qytetin e Durrësit, ku Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të angazhuara në terren për përballimin e emergjencës.

Në Durrës janë angazhuar 23 efektivë dhe 8 mjete të Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile, me 7 motopompa në operacion, prej të cilave 4 me kapacitet të lartë, për largimin e ujit dhe menaxhimin e situatës.

Mjetet po operojnë në zonën e Shkozetit, në autostradën Durrës–Tiranë dhe në rrugën e Burgut, ndërsa në Unazën e Durrësit po vijon puna intensive për largimin e ujit, në koordinim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe me angazhimin e mjeteve të Komandës Mbështetëse.

Forcat e Armatosura mbeten në gatishmëri dhe të angazhuara për garantimin e sigurisë së qytetarëve. Të gjithë personat, banesat e të cilëve janë prekur nga përmbytjet, do të akomodohen përkohësisht në Konvaleshencë, deri në stabilizimin e plotë të situatës.