Politologu Ermal Hasimja, i pranishëm në takimin e thirrur nga Sali Berisha me partitë opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, u shpreh se problemi kryesor i opozitës në tërësi është mungesa e besueshmërisë së qytetarëve.

Sipas tij, nëse opozita do të kishte besueshmëri te qytetarët, “lufta” e saj kundër qeverisë së Edi Ramës do të ishte më e lehtë.

Kritika shprehu në veçanti edhe për Partinë Demokratike, teksa tha se nuk mund të duket sikur po bashkëpunon me Partinë Socialiste për të ndryshuar Kodin Zgjedhor në kurriz të partive të vogla, dhe më pas t’i ftojë këta të fundit për të bashkëpunuar kundër qeverisë.

“Problemi kryesor që ka sot opozita, jo thjesht PD, është besueshmëria. Nëse në çdo vend evropian normal me demokraci sot, do të mjaftonte jo një opozitë jo e shkëlqyer por thjesht një normale që regjimet e këtij lloji të fshiheshin jo thjesht nga pushteti por edhe nga historia. Nga ana tjetër, besoj se opozita në tërësi s’e ka luksin që të shmangë nga rradhët e veta ose të krijojë konflikte të brendshme, hiq ndonjë rast si puna e marksistëe të Arlind Qorrit dhe Lëvizja Bashkë. Mendoj që PD dhe të tjerat duhet të mblidheshin dhe të diskutojnë jo me hartime e poezi, problemet i dimë shumë mirë. Çështja është që nëse do të ketë një bashkëpunim, duhet ndërtuar mbi bazën e një diçkaje konkrete, propozimi konkret. Së pari, çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pika e dytë, çështja e mbrojtjes dhe mbështetjes të sistemit të drejtësisë. Këtu PD është me luhatje megjithatë këto kohët e fundit kam konstatuar se ka një qëndrim më pozitiv.

Sot institucionet më të besueshme janë të drejtësisë. Do s’do PD, Shehaj e Lapaj, sot institucionet më të besueshme janë këto, dhe bashkëpunimi me partitë e tjera është çështje domosdoshmërie. Nga 150 mijë votat që kanë marrë partitë e reja të vogla, janë vota që nuk do të shkonin kurrë te e djathta. Sepse janë vota të të majtëve të zhgënjyer. Kjo është edhe një arsye tjetër se pse votat e këtyre partive janë të nevojshme dhe shumë mirë që iu bë ftesa atyre. PD duhet të tregojë edhe një nivel besueshmërie dhe parimor më të lartë. Nuk ka nevojë që PD ta lejojë veten që të shfaqet bashkëpunuese me PS për ndryshimin e kodit zgjedhor në kurriz të të voglave dhe më pas t’i ftojë këto parti të vogla për të bashkëpunuar. Nëse PD është e sinqertë te bashkëpunimi, është akoma në kohë, le ta vazhdojë këtë një hap më tutje. Le të ndryshojë ndryshimin e Kodit zgjedhor që do të çonte në eliminimin e këtyre partive të vogla. Nëse PD do të mban