Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën “play-off” të Europa League për sezonin 2025–2026.
16 ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të përballen me njëra-tjetrën për të përcaktuar tetë fituesit që do të plotësojnë këtë fazë.
Sipas shortit, spikasin përballjet si Fenerbahçe kundër Nottingham Forest dhe Stuttgart kundër Celtic. Skuadra e Bolognës do të ndeshet me norvegjezët e Brann, ndërsa Lille do të sfidojë Crvena Zvezda-n.
Ndeshjet e para të kësaj faze janë programuar të luhen më 19 shkurt, ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen një javë më vonë, më 26 shkurt.
Shorti i plotë:
Fenerbahce – Nottingham Forest
Ludogorets – Ferencvaros
Stuttgart – Celtic
Dinamo Zagreb – Genk
Lille – Crvena Zvezda
Celta Vigo – PAOK
Viktoria Plzen – Panathinaikos
Brann – Bologna




















